Superliga vazhdon të shkaktojë debat

Futboll

Superliga vazhdon të shkaktojë debat

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:26
Superliga vazhdon të shkaktojë debat

Superliga vazhdon të shkaktojë debat.

Nga një anë UEFA dhe FIFA kanë ngritur zërin duke kërcënuar me sanksione dhe përjashtime nga kompeticionet, nga ana tjetër Juventus, Real Madrid dhe Barcelona nuk heqin dorë nga super projekti, duke u përgatitur për një super betejë ligjore.

Në mes janë nëntë klubet që u tërhoqën nga Super League, të cilët duhet të bëjnë llogaritë edhe me marrëveshjen e bërë me Florentino Perez dhe Andrea Agnelli. Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, kjo marrëveshje duket se mund të neutralizohet pikërisht për shkak të numrit të skuadrave të tërhequra.

Për momentin, megjithse hipoteza nuk është konfirmuar zyrtarisht, duket se ekziston një kluazolë që mund të mbrojë të gjithë klubet që kanë braktisur projektin.

Më saktësisht, me nëntë skuadra të tërhequra Super League nuk mund të marrë asnjë masë ndaj klubeve të penduar. Duket se gjashtë klubet e Premier League, Inter, Milan dhe Atletico Madrid janë të mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat