Italianët në panik, Verratti mbyll sezonin dhe rrezikon pjesëmarrjen në evropian

Futboll

Italianët në panik, Verratti mbyll sezonin dhe rrezikon pjesëmarrjen në evropian

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:24
Marco Verratti

Marco Verratti ka frikësuar shumë klubin e tij Paris Saint Germain dhe Kombëtaren e Italisë me lëndimin e fundit.

Mesfushori italian ka ndërpresë seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germain, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Kampioni në fuqi i Francës ka njoftuar se mesfushori u është nënshtruar testeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lëndimi i Verrattit ka shqetësuar edhe trajnerin e Kombëtares së Italisë, Roberto Mancinin, pasi kanë mbetur vetëm një muaj para fillimit të kampionatit evropian.

Edhe pse është ende herët, lajmet e fundit nga Franca dhe Italia raportojnë se duket shumë e vështirë që Verratti të rikuperohet për evropian.

Ky edicion nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të coronavirusit, ndërsa tani vjen edhe lëndimi që mund t’i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Europian.

Kjo pasi mesfushori nuk ia doli t’i bashkohej Italisë as në Euro 2016 në Francë, për shkak të një pubalgjie që nuk e lejonte të jepte maksimumin në fushën e lojës, megjithatë vetëm në javën e ardhshme pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit aktual.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat