Senzacion, tri skuadra shqiptare në tre vendet e para, maqedonët mbeten pas

Futboll

Senzacion, tri skuadra shqiptare në tre vendet e para, maqedonët mbeten pas

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:50
Senzacion, tri skuadra shqiptare në tre vendet e para, maqedonët mbeten pas

Senzacion në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll! Tri skuadra shqiptare janë në tre vendet e para, maqedonët mbeten pas.  

Gjasat janë të mëdha që tri skuadra shqiptare të dalin në Evropë, Shkëndija e ka siguruar kualifikimin në garat kualifikuese në Champions League, po ashtu edhe Shkupi në Europa League, ndërsa Struga Trim & Lum kurrë nuk ka qenë në afër Europa League.

Shkëndija kryeson me 74 pikë, Shkupi mban pozitën e dytë me 58, Struga Trim & Lum renditet i treti me 54 dhe maqedonët mbesin pas, kjo është mrekulli.

Përveç Renova, skuadër shqiptare që renditet në pozitën e dhjetë me 35 pikë. Shqiptarët dominojnë, tre skuadra në tre vendet e para një javë para mbylljes së kampionatit!    
 
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Tabela 

1. Shkendija    32    22    8    2    68:25    74
2. Shkupi    32    16    10    6    40:23    58
3. Struga TL    32    14    12    6    38:24    54
4. Makedonija GP    32    15    7    10    51:43    52
5. Rabotniçki    32    11    14    7    44:38    47
6. Pelisteri    32    11    9    12    32:38    42
7. Boreci    32    11    7    14    31:33    40
8. A. Pandev    32    11    5    16    29:35    38
9. Sileksi    32    10    6    16    49:44    36
10. Renova    32    8    11    13    35:45    35
11. Vardari    32    7    10    15    32:58    31
12. Bellasica    32    4    5    23    23:66    17
Në javën e fundit do të takohen: A. Pandev-Boreci, Pelisteri-Bellasica, Renova-Rabotniçki, Shkëndija-Shkupi, Sileksi-Struga TL dhe Vardari - Makedonija GP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat