Edhe Ismeti i bashkohet në përjetësi mikut të madh dhe legjendës Fadil Vokrri! 

Futboll

Edhe Ismeti i bashkohet në përjetësi mikut të madh dhe legjendës Fadil Vokrri! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2021 Në ora: 13:42
Edhe Ismeti i bashkohet në përjetësi mikut të madh dhe legjendës Fadil Vokrri! 

Iku në amshim Ismet Bogujevci, këngëtari i mirënjohur dhe dashamiri i madh i sportit të Republikës së Kosovës.

Ismet Bogujevci me Fadil Vokrrin ishin miq të mëdhenj, shok të shpirtit, fort iu shkonte muhabeti e që besa edhe më fortë kur ia thonin këngës së bashku.

Shokë të pandashëm! Kur iku në amshim legjenda Fadil Vokrri pikërisht me 9 qershor të vitit 2018, ishte një goditje e rëndë për legjendën e estradës, Ismeti.

Image

Ismet Bogujevci në valle me fadil Vokrrin, para disa viteve

Ai nuk pajtohej në asnjë formë se iku kapiteni papritur, legjenda e futbollit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por Ismeti nuk duroj shumë dhe vendosi t’i bashkohet në përjetësi mikut dhe shokut të shpirtit, Fadil Vokrri, që besa edhe Shefqet Sinanit! 
Image

I pari në të djathtë Vokrri dhe Ismet Bogujevci, kur këndonin së bashku

Vitin e kaluar pikërisht me 3 gusht, Ismet Bogujevci, pati një postim prekës për Vokrrin.  "Eh malli për ty më mbyti vëllaçko po... Më le vetëm po, të qoftë hallall...", kishte shkruar Bogujevci. Legjenda e estradës vendosi mos të lë vetëm legjendën e futbollit, iu bashkua në përjerësi!

Image

Ismet Bogujevci, majtas, Vokrri dhe Xhevdet Peci

Sot me 13 maj edhe Ismeti i mbylli sytë përgjithmonë, por veprat e tij kurrë nuk do të vdesin, gjithmonë do të jetë në zemrat e shqiptarisë. Ismeti i bashkohet në përjetësi mikut të madh dhe legjendës Fadil Vokrri!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat