Manchester United po përgatit një ofertë prej 46 milionë euro

Futboll

Manchester United po përgatit një ofertë prej 46 milionë euro

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:22
Manchester United po përgatit një ofertë prej 46 milionë euro

Manchester United po përgatit një ofertë prej 46 milionë euro për Varane, sipas “Mirror”.

Kjo shumë, megjithatë, është larg pretendimeve që ka Real Madridi. Mbrojtësi francez vlerësohet 70 milionë euro sipas faqes së internetit të specializuar “Transfermarkt”. Varane, i cili e përfundon kontratën në Madrid më 2022, ka vendosur të largohet nga klubi i bardhë këtë verë, siç raportohet nga “AS”.

 Ai dëshiron një sfidë të re dhe, në moshën 28-​​vjeçare ndjen se momenti është tani ose kurrë.

Ai pëlqehet shumë nga Solskjaer, edhe pse interesi i Manchester United për francezin ka vazhduar për vite me radhë. “Djajtë e Kuq” do të përforcohen me dy ose tri blerje të mëdha, kështu që kanë hapësirë manovrimi për ta rritur ofertën për francezin. Megjithatë, ekziston një pikë që luan kundër Real Madridit. Varane do të hyjë në verë me vetëm një vit kontratë, kështu që klubi i bardhë mund të detyrohet të pranojë një ofertë pak më poshtë vlerës së tij të tregut.

E qartë në Madrid është se Varane nuk do të largohet falas më 2022. Sapo mbrojtësi të ketë vendosur të largohet (qëllimi i klubit është të vazhdojë dhe rinovojë), do të dëgjojë ofertat për të. Tashmë, “Los Blancos” kanë siguruar ardhjen e David Alaba për ta përforcuar mbrojtjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat