Maqedonia me 6 shqiptarë ja ku renditet në FIFA! Belgjika në krye 

Futboll

Maqedonia me 6 shqiptarë ja ku renditet në FIFA! Belgjika në krye 

Nga: K.G. Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:25
Maqedonia me 6 shqiptarë ja ku renditet në FIFA! Belgjika në krye 

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut mbetet i 62-ti në renditjen e fundit të FIFA-s. 

"Kuqe-verdhët" filluan dje "Operacionin EURO 2020" me grumbullimin e parë. 

Për Maqedoninë luajnë gjashtë shqiptarë, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ferhan Hasani e Arijan Ademi.

Nga kundërshtarët e Maqedonisë në Kampionatin Evropian, renditja më e mirë është Holanda, e cila është e 16-ta, e ndjekur nga Austria (e 23-ta), ndërsa renditja më e ulët është Ukraina, aktualisht është në vendin e 24-të.

Gjithashtu nuk ka ndryshime në krye të renditjes. Belgjika është e para, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia në 5 më të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat