​Përfundon pjesa e parë Spanjë-Suedi

Futboll

​Përfundon pjesa e parë Spanjë-Suedi

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Futbollistët e Spanjës dhe Suedisë kanë përfunduar 45 minutat e para në Seville me rezultat 0:0.

Një dominim i plotë i “Furisë së kuqe” pamë në këtë pjesë lojë, me plot raste të krijuara, por që asnjëra prej tyre nuk u konkretizua me gol.

Sulmuesi Alvaro Morata në minutën 38 humbi një rast tejet të volitshëm, por kur të gjithë pritën të shënojë, goditja e tij përfundoi krejt pranë portës kundërshtare.

Suedia ndërkaq nuk u tregua shumë e rrezikshme dhe rastin e vetëm serioz për shënim e pati në minutën 41, por goditja e Isak u ndal nga shtylla pingule. Tre minuta më vonë në një kundër aksion Spanja ka mundur të shënojë, por goditja e Olmo u prit në mënyrë fantastike nga portieri Olsen.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të grupit E të kampionatit evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat