​Përfundon përballja Spanjë-Suedi

Futboll

​Përfundon përballja Spanjë-Suedi

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Spanja dhe Suedia kanë luajtur sonte pa gola në ndeshjen e parë të Grupit E të kampionatit evropian në futboll.

Ekipi i Luis Enrique hyri në ndeshjen në Sevilla për të shënuar fitore, por e pati mjaft të vështirë të depërtojë nëpër mbrojtjen e ngjeshur kundështare.

Spanjollët dominuan në pjesën kryesore të takimit, por dështuan të konkretizojnë edhe ato pak raste për shënim.

Alvaro Morata në minutën 38 ka mundur të shënojë, por ishte i pasaktë në përballjen me Olsen. Ndërsa Suedia më tepër u përpoq përmes kundërzbritjeve që të shënojë, dhe rastin më të mirë e pati në pjesën e parë kur goditja e Isak u ndal nga shtylla pingule.

Suedia ka mundur të shënojë në pjesën e dytë përmes Berg në minutën 61, pas asistimit të Isak, por mbrojtja e Spanjës nuk lejoi të befasohej.

Portieri Olsen ishte shpëtimtari i Suedisë, duke parandaluar madje katër gola të sigurt, përfshirë goditjet e rrezikshme të Gerard Moreno dhe Sarabia në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndeshjet e xhiros së dytë do të zhvillohen më 19 qershor: Spanja-Polonia në Seville dhe Suedia-Sllovakia në Sent Petersburg.

Në tabelë prin Sllovakia me tri pikë, e cila sot mposhti Poloninë, pasuar nga Spanja e Suedia me nga një pikë dhe Polonia e fundit pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat