Shkendija kundër Murës në kualifikimet e Champions League

Futboll

Shkendija kundër Murës në kualifikimet e Champions League

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:35
Shkendija kundër Murës në kualifikimet e Champions League

Kampioni slloven Mura do të jetë rival i Shkendijës nga Tetova në raundin e parë kualifikues të Champions League, kështu u vendos në shortin e sotëm që u mbajt në Nyon.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, padyshim se ka një rival të vështirië. 

Mura u përballë me dy pengesa në kualifikimet e vitit të kaluar në Europa League, duke eliminuar Nome Kalju të Estonisë dhe Aarhus të Danimarkës, pastaj mposhtet me 1:5 nga PSV Eindhoven.

Ndeshja e parë do të luhet në Tetovë më 6 ose 7 korrik dhe ndeshja e kthimit është caktuar për shtatë ditë më vonë në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat