Trajneri i skuadrës boshnjake: Vllaznia është një kundërshtar i pakëndshëm

Futboll

Trajneri i skuadrës boshnjake: Vllaznia është një kundërshtar i pakëndshëm

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:05
Trajneri i skuadrës boshnjake: Vllaznia është një kundërshtar i pakëndshëm

Vllaznia do të luajë kundër Shiroki Brijeg në Ligën e Konferencës teksa trajneri i ekipit boshnjak, Toni Karaçiç thekson se shkodranët janë një kundërshtar i pakëndshëm, megjithatë ai shton se favorit për të kaluar më tej është ekipi i tij.

“Vllaznia është një kundërshtar i pakëndshëm. Sidoqoftë, ne e pranojmë rolin e favoritit dhe do të japim gjithçka në dy ndeshjet ndaj tyre.

Përgatitjet verore do t’i nisim së shpejti, do e shfrytëzojmë një gjë të tillë për të qenë gati kundër nënkampionëve të Shqipërisë.

Kemi objektiv kalimin në raundin e dytë, kështu që le të shpresojmë për më të mirën. Nuk do të humbas shumë kohë me ekipin kundërshtar.

Ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja jonë nëse duam të realizojmë objektivin”, u shpreh Karaçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat