Ja fjalët e para prekëse që i tha eriksenit pasi iu rikthye vetëdija

Futboll

Ja fjalët e para prekëse që i tha eriksenit pasi iu rikthye vetëdija

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:09
Ja fjalët e para prekëse që i tha eriksenit pasi iu rikthye vetëdija

Mjeku që trajtoi Christian Eriksen ka folur për mediat gjermane në lidhje me momentin vendimtar, kur riktheu në jetë mesfushorin danez, i cili u shemb pa puls dhe pa ndjenja në fushë, gjatë ndeshjes së “Euro 2020” mes kombëtares së tij dhe Finlandës. Një goditje elektrike iu dha 29-vjeçarit (defiblator), pas disa minutash masazh zemre, i tha mjeku gjerman Jens Kleinefeld grupit mediatik “Funke”, në një intervistë të botuar të enjten:

“Rreth 30 sekonda më vonë, lojtari hapi sytë dhe unë munda të flisja me të direkt. Ky ishte një moment shumë prekës, sepse në raste të tilla urgjente mjekësore në jetën e përditshme, shanset për sukses janë shumë më të ulëta”.

Kleinefeld shtoi se e pyeti mesfushorin e Interit fillimisht, pasi erdhi në vete: “Epo, a jeni përsëri me ne? Eriksen m’u përgjigj: Po, unë jam përsëri me ju. Dhe pastaj shtoi: Dreqi e mori, unë jam vetëm 29 vjeç. Në këtë moment e kuptova se truri nuk ishte dëmtuar dhe ai ishte kthyer plotësisht në jetë.

Eriksen iu përgjigj me sukses komandave të mia dhe ishte plotësisht i vetëdijshëm në stadium, por u desh kohë për ta pajisur atë me të gjithë monitorët e nevojshëm për transport të sigurt në spital. Trajtimi me goditje elektrike zakonisht ka një normë të lartë suksesi te sportistët profesionistë të shëndetshëm krahasuar me pacientët normalë, me kushte para-ekzistuese. Isha 99 për qind i sigurt në stadium se do të mbërrinte në spital dhe do të vijonte në gjendje të qëndrueshme”.

Në një skenë që tronditi botën sportive dhe më gjerë. Eriksen u rrëzua papritmas në fushë, në minutën e 43-të të ndeshjes së Danimarkës me Finlandën, të shtunën e kaluar në Kopenhagë. Personeli mjekësor administroi CPR, ndërsa ai qëndroi i palëvizur në fushë për rreth 15 minuta, para se të merrej me barrel dhe të dërgohej me urgjencë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat