Shqiptari shënon në Euro 2020 por Maqedonia nuk fiton

Futboll

Shqiptari shënon në Euro 2020 por Maqedonia nuk fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:13
Pamje nga ndeshja, Alioski shënon

(E plotësuar) – Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut pësoi humbjen e dytë në grupin C në Kampionatin Evropian. Ukraina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e luajturn në Bukuresht.

Shqiptari Ezgjan Alioski është shqiptari i parë që realizoi në Euro 2020. 

Ai dështoi nga penalltia por topi i rikthyer e fërfëlloi në rrjetë. 

Image

Maqedonia e Veriut u paraqitë në fushë me 4 shqiptarë, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu. Bardhi u zëvendësua në minutën e 77-të dhe Ademi në atë të 85-tën.  

Në minutën e 28-të,  Yarmolenko në pozitë ideal dështon, mbron portierin maqedon.

Pas një minute (29') Yarmolenko  nga afërsia shënon pothuajse në portën e zbrazur dhe i harruar në shtyllën e dytë.

Pas pesë minutave (34’), Yaremchuk realizon për 2:0 pas asistimit të Yarmolenkos.

Në minutën e 47-të, Arijan Ademi vetëmohues, futet në 16-sh por goditja e tij u ndal nga portieri Bushchan.

Në minutën e 51-të,  Malinovskyi rrezikon nga gjuajtja e lirë paksa si anash nga rreth 20 metra, por portieri maqedon Dimitrievski grushton në korrne.

Në minutën e 57-të, Alioski gjuan nga penalltia por e pret portieri Bushchan dhe topi sërish të shqiptari që e plason në rrjetë. 

Malinovskyi në minutën e 65-të ka pasur rast të mirë por portieri Dimitrievski reagon bukur.

Në minutën e 83-të,  Avramovski luan me dorë, penallti për Ukrainën. Malinovskyi gjuan nga penalltia dhe e pret portieri Dimitrievski pikërisht në minutën e 84-të.

Maqedonia pëson humbjen e dytë, e cila renditet në fund me 0 pikë, kryeson Austria me 3, pasojnë Holanda 3, Ukraina me 3 pikë.  Maqedonia edhe pse humbi nuk u tregua aspak inferiore por mjaft luftarake dhe e rrezikshme për rivalin.

Ukraina – Maqedonia e Veriut 2:1
Stadiumi “Arena Naționala” në Bukuresht. 
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Shënues: Yarmolenko (29’), Yaremchuk (34’) – Alioski (57’). 
Kartona të verdhë: Shaparenko - Velkovski.
Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi (Sobol 90+2), Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko (Tsygankov 70’), Yaremchuk (Besiedin 70’), Shaparenko (Sydorchuk 78’).
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S. Ristovski, Velkovski (Triçkovski 86’), Musliu; Nikolov (Trajkovski 46’), Bardhi (Avramosvki 77’), Ademi (Ristevski 85’), Elmas, Alioski; Pandev, Spirovski (Churlinov 46’).
84’ Malinovskyi gjuan nga penalltia dhe e pret portieri Dimitrievski.

83’ Avramovski luan me dorë, penallti për Ukrainën.

80' Lojë me ritëm.

77' Maqedonia shpreson në barazim.

72' Ndeshje me emocione, Ukraina në epërsi me 2:1.

67' Trajkovski nga 35 metra kërcënon portën e Ukrainës.

65’ Malinovskyi pati rast të mirë por portieri Dimitrievski reagon bukur.

63' lojë e hapur, e fortë dhe sulmuese nga të dy palët.

59'  Maqedonia e Veriut po kërkon barazimin.

57' Goli i parë nga shqiptari në Kampionatin Evropian 2020! Ezgjan Alioski gjuan nga penalltia, e mbron por nga topi i kthyer e fut në rrjetë.

51’ Malinovskyi rrezikon nga gjuajtja e lirë si anash nga rreth 20 metra, por portieri maqedon Dimitrievski grushton në korrne.
49' Maqedonia nuk ka çfarë të humbë, duhet të sulmojë me të gjitha forcat.

47’ Arijan Ademi vetëmohues, futet në 16-sh por goditja e tij u ndal nga portieri Bushchan.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Në minutën e 29-të, Yarmolenko shënoi nga afërsia dhe pothuajse në portën e zbrazur të Maqedonisë.

Pas pesë minutave (34’), Yaremchuk realizon për 2:0 pas asistimit të Yarmolenkos.

Ukraina – Maqedonia e Veriut 2:0
Stadiumi “Arena Naționala” në Bukuresht. 
Kartona të verdhë: Shaparenko.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Shënues: Yarmolenko (29’), Yaremchuk (34’), 
Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.

Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S.Ristovski, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Spirovski.

40' Vështirë për Maqedoninë.

34' Roman Yaremchuk  i vetmuar thellon epërsinë në 2:0,

32' Ukraina po sulmon me të gjitha forcat.

29' Yarmolenko  nga afërsia shënon pothuajse në portën e zbrazur dhe i harruar në shtyllën e dytë, Ukraina avancon me 1:0.

28' Yarmolenko në pozitë ideal dështon, mbron portierin maqedon. 

' Lojë me ritëm, një Ukrainë shumë e mirë.

24' Ukraina po zotëron lojën, po ofrohen lehtë të zona por jo edhe të finalizojnë rastet.

20' Maqedonia me shqiptarë në presion të madh.

16' Elmas godet por qëllon rrjetën e jashtme të Ukrainës.

13' Maqedonia ka telashe me Ukrainën.

10' Ukraina po tregohet mjaft energjike.

8' Ruslan Malinovsky godet nga distanca por reagon bukur portieri maqedon.

5' Lojë e mirë nga të dy palët.

3' Shqiptarët me Maqedoninë synojnë fitore, që ia hap rrugën drejt një kualifikimit të mundshëm.

1' Fillon ndeshja.

Maqedonia e Veriut me katër shqiptarë kërkon fitoren e parë në grupin C në Kampionatin Evropian. 

Maqedonia pas humbjes me 3:1 nga Austria,  sot synon triumfon ndaj Ukrainës, po ashtu që pësoi humbje me 3:2 nga Holanda.

Në grupin C, Austria kryeson me 3 pikë, e pasuar nga Holanda 3, Ukraina 0 dhe Maqedonia e Veriut 0.
Enis Bardhi, Arian Ademi, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu, paraqiten standardë të Maqedonia. 

Ukraina – Maqedonia e Veriut 

Stadiumi “Arena Naționala” në Bukuresht. 
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk, Shaparenko.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S.Ristovski, Velkovski, Musliu; Nikolov, Bardhi, Ademi, Elmas, Alioski; Pandev, Spirovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat