​Roberto Mancini tregon klasin edhe si lojtar, ja kontakti i tij magjik me topin

Futboll

​Roberto Mancini tregon klasin edhe si lojtar, ja kontakti i tij magjik me topin

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:58
​Roberto Mancini

Trajneri i Italisë Roberto Mancini u tregoi lojtarëve të tij se ai ende di të kontrollojë topin në mënyrë magjike kur ndaloi një top me thembrën e tij gjatë pjesës së parë kundër Uellsit.

“Azurrët” e mposhtën Uellsin më rezultat minimal 1-0 duke u konfirmuar kështu si lider i grupit A, përcjellë KosovaPress.

Një top i gjatë nga Uellsi përfundoi duke kapërcyer vijën anësore afër bankës së Italisë dhe Mancini e shfrytëzoi rastin për t’iu treguar lojtarëve se ai ende e zotëron atë prekjen magjike duke e qetësuar topin prapa shpinës së tij.

Ja momenti:

the virgin Roberto Mancini vs. the chad Gregg Berhalter pic.twitter.com/3UQGo8z1vk

— John Muller (@johnspacemuller) June 20, 2021
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat