Anid Kurti po shkëlqen, fiton me ekipin e tij turneun në Finlandë

Futboll

Anid Kurti po shkëlqen, fiton me ekipin e tij turneun në Finlandë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2021 Në ora: 01:01
Anid Kurti po shkëlqen, fiton me ekipin e tij turneun në Finlandë

Anid Kurti, djali i ish futbollistit të mirënjohur, Xhevatit, vlerësohet ndër talentet më të mëdhenj në Finlandë, me ekipin e tij shkëlqyen në një turne në Finlandë.

“Anidi dhe ekipi i Ilves P-11 e fituan turneun ‘Ilves Cup’, që mbahet çdo vite në Tampere me ekipet më të mira të Finlandës!

Ne finale Ilves - HJK 2:1”, ka shkruar Xhevat Kurti.

Image

Anidi përveç që është i shpejt dhe driblues i hatashëm, është edhe i jashtëzakonshëm për goditje nga distanca.

Me një fjalë, vjen nga një familje sportistësh, babai i tij, Xhevati ka qenë ndër mbrojtësit më të mirë, po ashtu edhe axha i tij, Shefqeti, prej mbrojtësve më të mirë në vitet e pasluftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat