Koulibaly, një futbollist i madh me zemër të madhe

Futboll

Koulibaly, një futbollist i madh me zemër të madhe

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:52
Koulibaly, një futbollist i madh me zemër të madhe

Kalidou Koulibaly një futbollist i madh me zemër të madhe. Në fillim të këtij mbrojtësi i Napolit u pikas pranë disa semaforëve në Agnano teksa po u shpërndante veshje si dhuratë disa bashkatdhetarëve për t’i ndihmuar ata që të mbroheshin nga të ftohtit.

Në natën e viti të Vitit të Ri ai i dha 500 euro një lypësi jashtë një qendre tregtare në Napoli.

Tani vjen një gjest tjetër i bukur solidariteti nga Senegalezi, i cili të dielën e kaluar, në ditëlindjen e tij të 30-të, dërgoi nga porti i Napolit drejt Senegalit një anije të ngarkuar me ushqime dhe pajisje mjekësore: dy ambulanca, barela, veshje spitalore dhe maska. Ngarkesa duhet të mbërrijë në Dakar për një javë.

Koulibaly ndodhet me pushime në vendin e tij dhe po merr pjesë në nisma të ndryshme të promovuara nga disa shoqata për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat