Duka mesazh urimi për ditën e Gazetarëve Sportivë

Futboll

Duka mesazh urimi për ditën e Gazetarëve Sportivë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 14:19
Duka mesazh urimi për ditën e Gazetarëve Sportivë

Në ditën botërore të Gazetarëve Sportiv, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përcjellë një mesazh urimi në profilin e tij në rrjetin social në “Facebook” ku ka shkruajtur se FSHF i inkurajon Gazetarët Sportivë për vazhdimin e punës së tyre për informimin e opinionit publik.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, Armand Duka –

“Të dashur miq të medias!

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat