Zymberi: Ballkani mori para për ta ndërruar fushën me bari sintetik

Futboll

Zymberi: Ballkani mori para për ta ndërruar fushën me bari sintetik

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:21
Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi

Superliga e Kosovës në futboll pritet të startoj në mes të muajit gusht.

Në futbollin kosovar edhe më tutje problemi kryesor është infrastruktura ku ekipet përballen me kushte të vështira.

Për këtë temë kanë debatuar mbrëmë në emisionin “EuroDueli”.

Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi, ka treguar se Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar mjetet financiare për klubin e Llapit dhe Ballkanit, por që Ballkani nuk ka filluar edhe më tutje ndërrimin e tapetit.

“Kur ne ishim një takim me ekipet e Superligës para dy viteve, unë kam bërë kërkesë që pas dy viteve mos të ketë fusha me bari sintetike, pikërisht për shkak të lëndimeve të mëdha. Drita ka bërë kërkesë që stadiumi i Ballkanit, Llapit dhe atë kohë i Ferizajt, FFK-ja le t’i suporton me mjete financiare që të ndërrojnë tapetin”.

“Pas një viti është miratuar ky vendim dhe ju kanë leshu mjetet financiare Ballkanit edhe Llapit. Llapjanët kanë filluar me ndërru tapetin, kurse Ballkani jo. Por, tashmë është problemi që janë futur edhe dy ekipe të Ligës së Parë që janë me bari sintetik dhe ky vendim është shtyrë”, ka thënë Zymberi në emision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat