Anëtari i ri i Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut, Voska nga Ohri, vazhdon me përforcime.
Ata sot prezantojnë edhe përforcimin e radhës, Berat Ismaili.
Ai si futbollist kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve të Vardari nga Shkupi, luajti në Champions League për të rinj, dhe gjithashtu për Sivassporin.
Voska u përforcua edhe me Izair Eminin, Jasir Selmanin, Naum Veljanoskin, Goran Trajkoskin, Mihajlo Jakimovskin...