Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha

Futboll

Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 12:29
Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha

Federico Chiesa ishte një nga zbulimet më të bukura të Italisë në kampionatin europian, me sulmuesin anësor që luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e të kaltërve në Euro 2020.

Paraqitjet e Chiesës nuk kanë mbetur pa u vënë re nga klubet më të mëdha të Europës, por te Juventusi as që e mendojnë lamtumirën e ish-lojtarit të Fiorentinës.

Një vit më parë bardhezinjtë derdhën në arkat e Fiorentinës 10 milionë euro për huazimin 2-vjeçar të sulmuesit ndërkohë që në verën e vitit 2022 do të paguajnë edhe 40 milionë euro të tjera për blerjen e tij përfundimtare, një operacion që në total do të kapë shifrën e 50 milionë eurove në total. Julian Nagelsmann trajneri i ri i Bayern Munich pak ditë më parë shprehu dëshirën për ta patur 23-vjeçarin italian në skuadrën e tij, madje nga sa raportohet nga Gjermania bavarezët kanë bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për Chiesan të cilën Juventusi e ka refuzuar menjëherë.

Juventusi e konsideron kampionin e Europës me Italinë në Euro 2020 të vetmin të paprekshëm në sulmin e Allegrit pasi për të bardhezinjtë kanë refuzuar gjithashtu edhe një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për të.

Për momentin në shtëpinë bardhezi Chiesa konsiderohet i paprekshëm madje është edhe më i rëndësishëm se Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala për të cilët nëse do të vinin oferta, klubi do t’i shqyrtonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat