Xhaka shumë i interesuar për një kalim tek Roma, ky është veprimi i tij i fundit

Futboll

Xhaka shumë i interesuar për një kalim tek Roma, ky është veprimi i tij i fundit

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:49
Granit Xhaka

Granit Xhaka është aq i interesuar për të kaluar në Romë aq sa thuhet se vendosi të heqë dorë nga bonuset e tij të Arsenalit për t’u bashkuar me José Mourinho.

“Special One” ka bërë që Xhaka të jetë prioritet i transferimit këtë verë dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

Gjigandët e Serie A i kanë ofruar Arsenalit 15 milion euro shtesë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

La Gazzetta dello Sport raporton se kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milion € në vit dhe tashmë ka informuar “Topçinjtë” se ai dëshiron të transferohet në Romë.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, duke i thënë klubit të tij se ai do të heqë dorë nga shpërblimet e tij nga fushata 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.

Kontrata e Xhakës me Arsenalin skadon në qershor 2023. Ai ka 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me “Topçinjtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat