Kampioni i Evropës, Chelsea, i ka ofruar 50 milionë funte për sulmuesin e Bayern Munchen-it, Robert Lewandowski.
Kështu së paku raporton The Sun lidhur me dëshirën e të Kaltërve që ta sjellin polakun në “Stamford Bridge”.
Ish-ylli i Borussia Dortmundit ka dalë si opsion për Chelsea-n.
Kjo pasi ata dështuan ta transferojnë sulmuesin aktual të Bletave, Erling Haaland.