Shqiptarja e Kosovës me Suedinë shkëlqejnë në sfidën me amerikanet 

Futboll

Shqiptarja e Kosovës me Suedinë shkëlqejnë në sfidën me amerikanet 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2021 Në ora: 22:44
Shqiptarja e Kosovës me Suedinë shkëlqejnë në sfidën me amerikanet 

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, me kombëtaren e Suedisë, startojnë me fitore të thellë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. 

Suedezet shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj katër herë fitueses së medaljes së artë olimpike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Asllani u paraqit standarde duke dhënë maksimumin. 

Golat i shënuan Blackstenius (25’ e 54’), Hurtig (72’).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të grupi G, ndërsa përveç SHBA-së, Suedisë në grup janë edhe Australia dhe Zelanda e Re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat