1 milion euro në dorë, arabët “tundojnë” Alioskin

Futboll

1 milion euro në dorë, arabët “tundojnë” Alioskin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:34
Ezgjan Alioski

Ezgjan Alioski nuk u kënaq nga oferta financiare e Leeds United dhe vendosi të mos rinovojë me skuadrën e Marcelo Bielsas, me të cilën i skadoi kontrata muajin e shkuar.

Prej atëherë ai është në shqyrtim të ofertave të ardhura.

Turqia është destinacioni më i përfolur i shqiptarit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, por së fundmi një tjetër pistë interesante del në skenë.

Gjigantët nga Arabia Saudite, Al Ahli i kanë bërë ofertë dhe janë në bisedime të avancuara me anësorin. Bëhet fjalë për kontratë 2-vjeçare me pagë neto 1.5 milionë në sezon, plus 1 milionë të tjera në dorë direkt pas firmës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat