Aliti dhe Kryeziu me Zurich-un fitojnë në Lugano

Futboll

Aliti dhe Kryeziu me Zurich-un fitojnë në Lugano

Nga: K.Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:23
Aliti dhe Kryeziu me Zurich-un fitojnë në Lugano

Fidan Aliti , Bledian Krasniqi dhe Mirlind Kryeziu me Zurich-un, e nisin me këmbë të mbarë Kampionatin e Zvicrës. 

Zurich si mysafirë ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Luganos. 

Aliti u paraqit standard, sikurse edhe Krasniqi e Kryeziu , ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 79-të. Krasniqi u zëvendësua në minutën e 58-të.

Futbollisti Kreshnik Hajrizi luajti 72 minuta por nuk arritën rezultat pozitiv me Luganon. 

Guerrero (20') e Marchesano (45') shënuan për fitoren e Zurich-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat