Shaqiri, “bye” Anfield Road. Aventura drejt mbylljes, bien edhe sirenat nga Serie A

Futboll

Shaqiri, “bye” Anfield Road. Aventura drejt mbylljes, bien edhe sirenat nga Serie A

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:18
Xherdan Shaqiri

E ardhmja e Xherdan Shaqirit qëndron pezull. Sulmuesi zviceran do të shohë kontratën e tij të skadojë me Liverpool dhe qëndrimi i tij në Anfield nuk është i sigurt.

Sipas raporteve nga Sky Sports UK, ish-lojtari i Inter ka tërhequr vëmendjen e Villarreal dhe Sevilla, të interesuar në huazim.

Megjithatë, edhe në Itali ka vëmendjen e Lazios dhe Napolit të cilët kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit.

Shaqiri sezonin e shkuar luajti 14 ndeshje me Liverpool në Premier dhe nuk la shenjë.

Kujtojmë që “Reds” paguan gati 15 mln euro te Stoke City në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat