“Iu pëlqyen edhe futbollistëve të Feyenoordit”, Dragusha dhe Sermaxhaj me deklaratë epike

Futboll

“Iu pëlqyen edhe futbollistëve të Feyenoordit”, Dragusha dhe Sermaxhaj me deklaratë epike

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:58
Muhamet Dragusha

Bardhekaltërit kishin edhe ndihmën e tifo-grupit Intelektualët, të cilët dhuruan spektakël të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Duke folur rreth ndeshjes, trajneri Muhamet Dragusha deklaroi në emisionin “2me1” në RTV 21 se atmosfera iu ka pëlqyer edhe holandezëve.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe në kampionatin e Kosovës. Në cdo ndeshje kanë qenë afër Dritës, si brenda ashtu edhe jashtë. Në këtë ndeshje është pritur kjo shikueshmëri. Kjo atmosferë iu ka pëlqyer edhe tifozëve të Feyenoordit, ku një prej lojtarëve të tyre tha edhe pas ndeshjes se atmosfera ishte fantastike”, u shpreh Dragusha.

Ndërkohë, trajneri tjetër, Genc Sermaxhaj, ka theksuar se një përqindje të madhe të meritës për rezultatin pozitiv ndaj Feyenoordit e patën pikërisht Intelektualët.

“Gjithmonë Intelektualët kanë qenë lojtari i 12 i Dritës. Është dëshmuar në këtë ndeshje dhe do të dëshmohet gjithmonë sa herë që Drita paraqitet si në Kosovë ashtu edhe në Evropë. Mendoj që një përqindje e madhe e meritës së këtij rezultati, iu shkon edhe këtyre tifozëve që janë për çdo lavdatë”, u shpreh Sermaxhaj.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten në Roterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat