Skuadra shqiptare bën historinë, kualifikohet dhe gjen Anderlechtin

Futboll

Skuadra shqiptare bën historinë, kualifikohet dhe gjen Anderlechtin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 22:45
Skuadra shqiptare bën historinë, kualifikohet dhe gjen Anderlechtin

Kualifikim historik në Kraiovë. Laçi ia del të ruajë të paprekur portën në transfertën rumune ndaj Universitateas së Kraiovës dhe të sigurojë kalimin në turin e tretë të Conference League, aty ku shorti i ka dhuruar një përballje luksi me gjigantët belgë të Anderlechtit.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro udhëtoi drejt Rumanisë me qetësinë e suksesit 1-0 një javë më parë në “Elbasan Arena” dhe u rreshtua mjaft mirë në fushë, duke zbritur shpesh në kundërsulme të rrezikshme.

Ruganovic, Malota, Guindou dhe Mazrekaj shfaqen kërcënueshëm në portën e Universitateas, por pa arritur të shënojnë, ndërsa vendasit patën vetëm nëj mundësi në pjesën e parë me sulmuesin Koljic, por Sherri bëri heroin, duke ndalur tentativën e tij.

Ashtu siç pritej, rumunët u shfaqën shumë më agresivë në pjesën e dytë, por mbrojtja e mirë e kurbinasve dhe forma e shkëlqyer e portierit shkodran Alen Sherri, bënë që bardhezinjtë të ruajnë portën të paprekur dhe të sigurojnë kalimin në turin e tretë.

Kjo është një arritje historike për Laçin, që kalon për herë të parë në turin e tretë, pasi eliminoi fillimisht malazezët e Podgoricës dhe tashmë rumunët e Universitateas, me këta të fundit që ishin ndjeshëm favoritë për të avancuar më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat