Kur bëri provimin e tij te Genoa, Yayah Kallon, i mbërritur nga Sierra Leone, shënoi dy gola në pjesën e parë dhe gjatë pushimit “Më shoqëruan në dhomat e zhveshjes për të më pyetur në lidhje me të kaluarën time”, ka thënë për La Gazzetta dello Sport.
“Unë nuk kisha luajtur kurrë futboll me të vërtetë, vetëm në shtëpinë time në Sierra Leone në rrugë, deri në atë moment. Ndonjëherë përballesh me djem më të mëdhenj, por ata më vinin në portë sepse thonin se isha shumë i fortë…”.
Pse sulmuesi i ri i kuqebluve, që ka qenë vendimtar në Kupën e Italisë kundër Perugia-s, vendosi të largohej nga vendi i tij?
“Alternativa ishte të qëndroja dhe të bëhesha një fëmijë-ushtar në një nga organizatat lokale që rekrutonin fëmijë për luftë. U kishte ndodhur disa familjarëve të mi”, ka shpjeguar Kallon.
“Kam folur me prindërit e mi dhe kemi marrë këtë vendim. Nga ajo kohë nuk jam kthyer më në shtëpi, por tani flas me prindërit e mia çdo dy-tri ditë. Të premten kam njoftuar menjëherë mamanë për golin e shënuar me ekipin e parë, ishte shumë e lumtur”.
20-vjeçari ka folur edhe për vuajtjet e kaluara:
“Kam parë njerëz të vuajnë, edhe kur kam kaluar nga Libia dhe më është dashur të punoj për të grumbulluar shumë e nevojshme për të arritur në Lampedusa. Megjithatë, disa eksperienca më kanë hapur edhe zemrën. Tani më pëlqen shumë të qëndroj me fëmijët, kam marrë pjesë edhe në Genoa Camp, duhet të them se futbollistët e vegjël ishin shumë të lidhur me mua…".