Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Manchester City 

Futboll

Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Manchester City 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 17:48
Milot Rashica me Norwich-in pësojnë debakël nga Manchester City 

Norwich ka një orar shumë të keq dhe kjo edhe i shkaktojë dy humbje rresht në edicionin e ri të Premier Leagues. 

Pas humbjes si vendas me 3:0 nga Liverpooli, sot në "Etihad" pësuan debakël me rezultat 5:0 nga kampioni në fuqi, Manchester City.

Golat i shënuan Krul (7'-autogol), Grealish (22'), Laporte (64'), Sterling (71') e Mahrez (85').

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit tërë ndeshjen, por edhe sot nuk ia dolën të bëjnë diçka më tepër dhe as të shënojnë golin e parë për edicionin e ri.

Manchester City shënon fitore e parë dhe renditet në pozitën e 4-të me 3 pikë apo ka tre me pak se lideri Liverpool, ndërsa Norwich është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat