Zbulohet përplasja midis drejtuesve të Juves dhe Ronaldos: Nuk na pëlqen loja jote!

Futboll

Zbulohet përplasja midis drejtuesve të Juves dhe Ronaldos: Nuk na pëlqen loja jote!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 17:37
Zbulohet përplasja midis drejtuesve të Juves dhe Ronaldos: Nuk na pëlqen loja jote!

Cristiano Ronaldo është emri më i përfolur i merkatos për momentin teksa të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e portugezit.

U përfol shumë për një takim të Jorge Mendeshit me drejtuesit e Juventusit, por “Tuttosport” zbulon se ka qenë një konflikt verbal midis palëve dhe nuk ka pasur asnjë takim në tavolinë. Pavel Nedved, Frederiko Kerubini dhe Mauricio Arrivabene janë shprehur njëzëri se “Nuk na pëlqen loja që ai po luan” duke iu referuar agjentit të Ronaldos.

Ky i fundit ka propozuar Juves që ta lërë lojtarin të lirë të transferohet tek Mançester Sitit që ka gati kontratën 2 vjeçare me 15 milionë euro në sezon. Por drejtuesit e Juves pretendojnë se Ronaldo është ende një lojtar në kontratë me bardhezinjtë dhe duhet të respektojë kushtet e klubit.

Tani i ka ardhur koha Ronaldos të flasë, pasi fjala e tij do të jetë vendimtare. Nga krahu tjetër Siti nuk është e gatshme të ofrojë Gabriel Zhesus në shkëmbim dhe as të paguajë 30 milionë euro. Disa ditë më parë “qytetarët” ishin të gatshëm të paguanin 150 milionë euro për Herri Kejnin, teksa tani kërkojnë Ronaldon falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat