Në mbrëmjen e së premtes, Manchester United njoftoi lëvizjen e Cristiano Ronaldos. Kohët e fundit u spekulua se superylli do të transferohej në Manchester City.
Juventusi humbi superyllin Cristiano Ronaldo.
Mega transferimi tjetër është një fakt i kryer! Superylli Cristiano Ronaldo largohet nga Juventusi dhe do t’i bashkohet Manchester United.

Të premten pasdite, ‘Djajtë e Kuq’ njoftuan se kanë arritur marrëveshje me Juventusin.
"Të gjithë në klub janë të lumtur dhe e mirëpresin Cristianon përsëri në Manchester", thuhet në faqen e klubit.
Portugezi luajti për Manchester United në periudhën 2003 -2009, shënoi 118 gola në 292 ndeshje, shkruan "20min".

Juventus Torino mori tarifë transferimi prej rreth 27 milionë franga për superyllin.
Sipas raporteve të mediave, Ronaldo thuhet se fiton 16 milionë euro në vit në United.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e kishte konfirmuar më parë largimin e Cristiano Ronaldos. “Fola me Cristianon dje dhe ai më tha se nuk donte që të qëndronte. Është e vërtetë dhe unë mund ta konfirmoj atë", - tha 54-vjeçari në një konferencë për shtyp të premten.
"Ronaldo ndaloi stërvitjen me ekipin të premten", tha më tej. Allegri nuk është i zemëruar për këtë vendim. Ai e pranon këtë. Ai tha me qetësi:
“Nuk jam i zhgënjyer me Cristianon. Ai mori një vendim dhe kështu është. Cristiano është një legjendë e këtij klubi".

Portugezi 36-vjeçar u transferua nga Real Madrid në Serie A në vitin 2018 për më shumë se 100 milionë euro. Tani është koha për Premier League. Për një kohë të gjatë kishte spekulime për një transferim në City. Është pak e habitshme që ai tani transferohet në United.
Të enjten, këshilltari i Ronaldos, Jorge Mendes u takua me përfaqësuesit e Cityt. Dhe media të ndryshme raportuan se klubi që drejton Guardiola po ofron rreth 35 milion franga.
Por më pas ndodhi kthesa. Ronaldo është duke shkuar në United, kjo u tha papritur. Gjithçka shkoi shumë shpejt. Para se tifozët e futbollit ta kuptonin të vërtetën, zyrtarët e United konfirmuan transferimin. Tifozët e Utd do të jenë të lumtur që CR7 po kthehet në United pas dymbëdhjetë vjetësh.
Është gjithashtu një lajm i mrekullueshëm! Me klubin që ai fitoi tre tituj kampion në Angli dhe Champions League në sezonin 2007/08.
Trajneri i Manchester Utd, Ole-Gunnar Solskjaer komentoi thashethemet të premten pasdite: "Pa dashur të spekuloj shumë: Cristiano është një legjendë e këtij klubi, nëse më pyesni mua, lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Le të shohim se çfarë ndodh. Nuk mendoja se Cristiano do të largohej nga Juventusi.
Nëse ai ndonjëherë dëshiron të largohet nga Juventusi, ai do ta dijë se ne jemi këtu. Ne folëm pak dhe e di që i foli edhe Bruno Fernandes.
Ka pasur shumë spekulime ditët e fundit. Ai është një njeri i madh. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me Cristianon”.