Derbi i madh anglez pa fitues, një i skuqur 

Futboll

Derbi i madh anglez pa fitues, një i skuqur 

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 20:28
Derbi i madh anglez pa fitues, një i skuqur 

Kampioni i Evropës, Chelsea, edhe pse me një lojtar me pak nga minuta e 45+3, ia doli që të kthehet me një pikë të artë nga "Anfieldi". 

Liverpooli barazon me rezultat 1:1 me Chelsean, në ndeshjen e javës së 3-të të Premier League në futboll. 

Derbi i madh anglez përfundoi pa fitues, një ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit. 

Në minutën e 22-të, James harkon me mjeshtri ndërsa Havertz godet me kokë duke shënuar gol të bukur në këndin e epërm të majtë, 0:1 në minutën e 22-të. 

Në fund të pjesës së parë, James ndëshkohet ne karton të kuq, ndërsa Salah nga penalltia (45+5) barazon rezultatin 1:1. 

Katër skuadra janë me nga 7 pikë në katër vendet e para pas javës së tretë: West Ham, Chelsea, Liverpool dhe Everton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat