Bardhec Seferi - lojtar i vitit 1992, po kush ishte kampion i Kosovës?

Futboll

Bardhec Seferi - lojtar i vitit 1992, po kush ishte kampion i Kosovës?

Nga: K.Gocaf Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:04
Bardhec Seferi - lojtar i vitit 1992, po kush ishte kampion i Kosovës?

Në vitin 1992-1993, u zhvillua edicioni i dytë i Kampionatit të Pavarur të Republikës së Kosovës.

Liga ishte ndarë në katër grupe, rajoni i Gjakovës. Prishtinës, Mitrovicës dhe Ferizajt, ndërsa në fund zhvillohej play-off-i.

Bardhec Seferi u shpall lojtari i vitit 1992, i cili me Trepçën nga Mitrovica, dolën kampion për edicionin 1992-1993.

Në fakt, Seferi ka qenë prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur Kosova dhe në atëkohë shkëlqente me Trepçën. 

Play‑Offi

Gjysmëfinalet
12 qershor 1993, në Prishtinë Trepça ‑ Prishtina 0:0 me penallti 4:3
12 qershor 1993, në Prishtinë Vëllaznimi ‑ Kitka 0:1
Finalja
13 qershor 1993, në Prishtinë Trepça ‑ Kitka 0:0 me penallti 7:6
Kampion i Kosovës për 1992/93: KF “Trepça” nga Mitrovica
Fitues i Kupës së Kosovës: KF “Flamurtari”

"Edhe në kampionatin 1992/93 bëhet zgjedhja e laureatëve për vitin 1992. Kështu, më 22 dhjetor 1992, mbahet mbledhja e Komisionit për shpalljen e më mirëve në përbërje: Jakup Berisha (kryetar), Ajet Shosholli, Hamdi Tovërlani, Mustafë Lecaj dhe Skënder Selmani, anëtarë.

Ky komision propozoi, ndërsa kryesia e SHPFK-së e miratoi më 26 dhjetor 1992 listën e më të mirëve për vitin 1992, ku zgjodhi futbollistin më të mirë, trajnerin, klubin, gjyqtarin, aktivistin më të mirë dhe skuadrën më fair -play. Futbollist i vitit u zgjodh Bardhec Seferi i KF Trepça nga Mitrovica”, shkruan në librin e FFK-së,  “Futbolli 1991-2011 - 20 vjet mëvetësim”.

Dhjetë futbollistët e vitit 1992

1. Bardhec Seferi (Trepça)
2. Isa Sadriu (Prishtina)
3. Sadullah Ajeti (Drita)
4. Shkumbin Cahani (Flamurtari)
5. Genc Hoxha (Vëllaznimi)
6. Pashtrik Haxhimusa (Ferizaj)
7. Sabit Osmani (Trepça)
8. Driton Rrahmani (Llapi)
9. Xheladin Nushi (Vëllaznimi)
10. Lulzim Salihu (Kosova)

Klubi më i suksesshëm: KF Prishtina
Trajneri më i dalluar: Ajet Shosholli (Prishtina)
Punëtori më dalluar sportiv: Dega e Futbollit ‑ Mitrovicë
 Gjyqtari më i mirë: Ramadan Hoxha nga Prizreni
Skuadra më fair-play: Drita nga Gjilani, këto të dhëna janë publikuar në librin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat