Derbi i madh përfundon baras në Zvicër, gjyqtari nga Kosova ndau drejtësinë 

Futboll

Derbi i madh përfundon baras në Zvicër, gjyqtari nga Kosova ndau drejtësinë 

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2021 Në ora: 18:29
Para ndeshjes

Derbi i madh në Zvicër mes Baselit dhe Young Boysit, përfundon baras (1:1).

Në këtë ndeshje gjyqtar ishte edhe Bekim Zogaj me prejardhje nga Kosova.

Ai ishte asistent i tretë i gjyqtarit kryesor në këtë sfidë derbi.

Siebatcheu (20') shënoi për Young Boysi por Baseli barazon në pjesën e dytë me golin e (52') Espositos.

Maceiras u përjashtua me karton të kuq pas dy verdhëve në minutën e  43-të, duke e lënë me një lojtar me pak Young Boysin, por nuk i ndihmoi kjo Baselit që të dalin me tre pikë. 

Futbollisti Pajtim Kasami u paraqit standardë, ndërsa Taulant Xhaka qëndrojë në bankën e Baselit. 

Pas javës së 5-të, Baseli renditet në vend të dytë me 11 pikë, sa ka edhe Zurich në kreun e tabelës dhe Young Boys është i shtati me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat