Tre futbollistë shqiptarë pritet të paraqiten standardë për Maqedoninë

Futboll

Tre futbollistë shqiptarë pritet të paraqiten standardë për Maqedoninë

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:33
Tre futbollistë shqiptarë pritet të paraqiten standardë për Maqedoninë

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, pas disa ditëve të mini-përgatitjeve, duket se e ka mbledhur përfundimisht fytyrën e re të kombëtares për ciklin kualifikues të shtatorit.

Tashmë është i njohur ekipi  për ndeshjen e sotme në arenën kombëtare "Todor Proeski" në Shkup, ku ndeshen me Armeninë.

Tre futbollistë shqiptarë pritet të paraqiten standardë, Visar Musliu, Ezgjan Alioski e Enis Bardhi. 

Ndeshja mes Maqedonisë dhe Armenisë luhet sonte në orën 20.45 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat