Klopp: Anglia ka të paktën 7 qendërsulmues klasikë

Futboll

Klopp: Anglia ka të paktën 7 qendërsulmues klasikë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:52
Klopp: Anglia ka të paktën 7 qendërsulmues klasikë

Jurgen Klopp beson se mungesa e opsioneve sa i përket numrit 9 është problemi më i madh i Gjermanisë. “Panzerat” i rikthehen aksionit për të hedhur pas dështimin në Europianin e kësaj vere, ku “Die Manschaft” vuajti disfatën 2-0 të pësuar nga Anglia dhe Klopp tani e pranon se e ka zili thellësinë në sulm që kanë në dispozicion “3 Luanët”.

Joachim Low pati vetëm Timo Wernerin dhe Thomas Myllerin si opsione natyrale të këtij pozicioni gjatë turneut dhe Klopp shqetësohet për mungesën e furnizimit me talente të reja që nga sektori i të rinjve.

“Anglia ka të paktën 7 qendërsulmues klasikë, të cilët mund të luajnë në skuadrën kombëtare. Përse ne nuk i kemi?

Ne nuk e kemi këtë opsion. Lojtarët duhet të vijnë nga diku. Nga pak të rinj që janë vërdallë do të ishte diçka e bukur nëse do të gjenim një qendërsulmues të duhur në terma afatgjatë”.

Gjermania ndryshoi drejtim së fundmi me Hansi Flick që udhëheq fushatën për të sigurur një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm. Vetë Jurgen Klopp ishte një nga kandidatët për vendin e trajnerit të kombëtares në momentin që Joachim Low bëri publik vendimin për t’u tërhequr dhe madje ka zëra që sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë Flick kur të mbarojë kontrata e tij me Liverpoolin, në vitin 2024. Gjithsesi, vetë 54- vjeçari zbulon më shumë për planet e tij.

“Kur të mbarojë kontrata me Liverpoolin, sido që të jetë, pikësëpari më duhet të zbuloj se si është të kesh një jetë normale. Do të bëj një vit pushim, diçka që nuk e kam patur kurrë dhe që do të më relaksonte së tepërmi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat