Klubet europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Futboll

Klubet europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 15:58
Klubet europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Situata e COVID-19 ka goditur rëndë ekonominë e futbollit dhe klubet normale, që nuk kanë burime të pakufizuara, kanë filluar të kursejnë në çdo mënyrë. Kështu, kthimi i lojtarëve nga Amerika e Jugut pas pjesëmarrjes në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, ka bërë bashkë 9 klube të cilat janë bashkuar dhe kanë ndarë koston e udhëtimit me një avion çarter.

Bëhet fjalë për 9 klube evropiane mes të cilave edhe me shumë emër siç janë Inter, Napoli e Juventus, të cilët kanë paguar së bashku një avion për të kthyer në Europë lojtarët që janë pjesëmarës në ndeshjen Kili-Kolumbi, shkruan Panorama sport.

Udhëtimi është organizuara nga Barrankila , ku luhet ndeshja, për në Paris, ku një avion çarter do të sjellë të premten pasdite lojtarët, të cilët më pas do të udhëtojnë secili drejt destinacioneve përkatëse. Lojtarët e përfshirë në këtë iniciativë unike janë Ospina (Napoli); Munjoz (Genk), Medel (Bolonja), Kuesta (Genk); Kuadrado (Juventus), Uribe (Porto), Pulgar (Fiorentina), Vidal (Inter); Sinisterra (Fejenord), Santos Borre (Eintraht) dhe Luis Diaz (Porto).

Lëvizja e klubeve është bërë edhe për faktin se në këtë mënyrë do të kenë lojtarët të premten pasdite dhe në fundjavë mund t’i aktivizojnë, pasi përndryshe ata do të udhëtonin të shtunën e kështu nuk do të mund të ktheheshin menjëherë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat