​Manchester City-Southampton, formacionet zyrtare

Futboll

​Manchester City-Southampton, formacionet zyrtare

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Manchester City do të vazhdojë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit në Premier Ligën angleze, ku me fillim nga ora 16:00 do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër Southamptonit.

Kampioni i Premier Ligës rikthehet nga fitorja kundër RB Leipzig me rezultat të thellë 6:3, kurse Southampton rikthehet nga barazimi pa gola në xhiron e fundit me West Ham.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Manchester City nuk do të paraqiten Delap, Laporte, Mendy, Steffen dhe Stones, kurse te Southamptoni do të mungojë vetëm Armstrong.

Tanimë të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Ake, Cancelo; Gundogan, Fernandinho, Silva; Sterling, Gabriel Jesus, Grealish

Southampton (4-1-4-1): Walker-Peters, Bednarek, Stephens, Livramento; Romeu; Adams, Elyounoussi, Ward-Prowse, Redmond; Armstrong

16:00 Manchester City - Southampton (Stadiumi Eithad)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat