Tovërlani i revoltuar: Sot kisha heq dorë nga shtetësia e Kosovës, jam mashtruar

Futboll

Tovërlani i revoltuar: Sot kisha heq dorë nga shtetësia e Kosovës, jam mashtruar

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 11:23
Tovërlani i revoltuar: Sot kisha heq dorë nga shtetësia e Kosovës, jam mashtruar

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për 9 muaj mbi 3 mijë e 500 qytetarë të Kosovës hoqën dorë nga shtetësia.

Arsyeja kryesore raportohet të jetë pajisja me shtetësi gjermane dhe austriake.

Vende këto të cilat nuk lejojnë dy shtetësinë. Kështu përmes aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari shumë mërgimtarë vendosin ta lënë vendin. Mes tyre, ka edhe qytetarë të cilët kanë vendosur që pos largimit të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Duke komentuar këtë lajm, trajneri i njohur nga Prishtina, Afrim Toverlani deklaroi se edhe ai do të tërhiqej nga shtetësia e Kosovës, pasi sipas tij është tradhëtuar nga shqiptarët.

“Edhe unë sot kisha hjek dorë sepse jam mashtruar dhe tradhtuar nga shqiptarët! Konica mirë e ka pas” – komentoi ai.

“Toki” aktualisht është analist në “Duelin Sportiv” dhe ende nuk ka marrë ndonjë skuadër për ta udhëhequr..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat