Drenica nuk i frikësohet në asnjë formë Ballkanit 

Futboll

Drenica nuk i frikësohet në asnjë formë Ballkanit 

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:44
Drenica nuk i frikësohet në asnjë formë Ballkanit 

Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Drenica nga Skenderaj, në asnjë formë nuk i frikësohet Ballkanit.

Drenica kryeson me 14 pikë, ka një më shumë se Ballkani që gjendet në pozitën e dytë.

Skuadra nga Drenasi mezi e pret sfidën e nesërme në Therandë, me bindje se do të dalin me rezultat pozitiv.

Kryetrajneri Tahir Lushtaku ka mobilizuar ekipin për sfidën me Ballkanin.

“Drenica udhëton në Suharekë për të vazhduar qëndrimin në vendin e parë.

Drenica e ka nisur këtë edicion të BKT Superligës në mënyrën më të mirë.

Drenicasit pas shtatë xhirove të para kanë grumbulluar 14 pikë dhe janë lider në elitën e futbollit kosovar.

Të shtunën në ''Stadiumi i Qytetit'' në Suharekë me fillim nga ora 15:00, Ballkani pret Drenicën në duelin direkt për vendin e parë në tabelë.

Ballkani nuk ka pësuar asnjë humbje këtë edicion, por është një pikë mbrapa drenicasve që kanë pësuar vetëm një humbje.

Në dy ndeshjet e fundit suharekasit kanë regjistruar dy barazime 0:0 kundër Feronikelit dhe Malishevës me po të njëjtin rezultat, kurse Drenica në dy ndeshjet e fundit ka marrë një barazim me Llapin (1:1) dhe fitoi kundër Malishevës (1:0)”, shkruan në faqen e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat