Scaloni: Nuk po kaloj një situatë të mirë në familje

Futboll

Scaloni: Nuk po kaloj një situatë të mirë në familje

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 18:00
Scaloni: Nuk po kaloj një situatë të mirë në familje

Pas fitors kundër Perusë, Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, ka rrëfyer se nuk po kalon një moment të lehtë në nivel personal.

Trajneri i Albiceleste-s, në fakt, nuk ka qenë në gjendje të shijojë në mënyrën më të mirë momentin e bukur skuadrës për shkak se babai dhe mamaja e tij po kalojnë disa probleme shëndetësore të rëndësishme që e kanë detyruar të qëndrojë në Amerikën e Jugut larg gruas dhe fëmijëve të tij që jetojnë në Spanjë.

“Gjëja e parë që dua të bëj është të kthehem në shtëpi, nuk e shikoj familjen prej shumë kohësh”, ka thënë Scaloni për TyC Sports.

“Nuk po kaloj një situatë të mirë në familje dhe tani nuk do të doja të mendoja për Botërorin. Dua vetëm të shkoj te familja ime, këto muaj kanë qenë shumë të vështirë për mua dhe për ata”.

Siç ka bërë të ditur media argjentiase, Scaloni ka qenë i detyruar të qëndrojë në Argjentinë me prindërit e tij që nga periudha e Copa America. Trajneri nuk është kthyer në Spanjë te gruaja dhe fëmijët e tij nga ajo periudhë.

Tani mund të kthehet, por vetëm për pak javë për shkak se në nëntor do të kthehen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat