Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin francez 

Futboll

Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin francez 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:51
Xherdan Shaqiri me Lyonin fitojnë derbin francez 

Futbollisti Xherdan Shaqiri me Lyonin shënuan fitore në derbin francez, duke e mundur me rezultat 2:0 skuadrën e Monaco-s. 

Shaqiri u paraqit titullar duke u zëvendësuar në minutën e 67-të.

Shaqa tregoi lojë të mirë duke iu gëzuar këtij trepikëshit të rëndësishëm.

Në minutë e 74-të, Ekambi nga penalltia shënoi për epërsinë e Lyonit. 

Në minutën e 90-të, Denayer vulos fitoren (2:0). 

Pas javës së 10-të, Lyon renditet në vend të pestë me 16 pikë, ka dy pikë më shumë se Monaco që është në pozitën e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat