A nuk ju vjen turp? Si u nxeh Ronaldo në dhomat e zhveshjes

Futboll

A nuk ju vjen turp? Si u nxeh Ronaldo në dhomat e zhveshjes

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 12:43
A nuk ju vjen turp? Si u nxeh Ronaldo në dhomat e zhveshjes

Humbja e thellë e Manchester United nga Liverpool, i ka hapur plagë të mëdha të gjithë atyre që e duan me zemër klubin emblemë të Anglisë.

Në mesin e tyre edhe Cristiano Ronaldo, që thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më shumë, pasi u turpëruan 5-0 në shtëpi nga Liverpool, të dielën. 

“Djajtë e Kuq” pësuan pesë gola brenda 50 minutave lojë në përballjen e Premier League, në “Old Trafford”, me Mohamed Salah që shënoi ‘hat-trick’, përveç golave të Naby Keita dhe Diogo Jota.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Premier League, ndaj Ronaldo iu ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që ta rrisin performancën e tyre.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam. Dhe kjo lidhet me ne, vetëm me ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për t’u fajësuar, – shkroi ylli portugez në një postim në Instagram.

– Tifozët tanë ishin, edhe një herë, të mahnitshëm me mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë. Na takon neve t’ua ofrojmë atë që duhet. Koha është tani!”

Gjithashtu mësohet se Cristiano u ka folur ashpër lojtarëve të tij. "A nuk ju vjen turp," raportojnë mediat angleze të ketë thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat