Aguero do të mungojë tre muaj pas problemeve me frymarrje

Futboll

Aguero do të mungojë tre muaj pas problemeve me frymarrje

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:22
Aguero

Barcelona ka konfirmuar se Sergio Aguero do të mungojë për të paktën tre muaj pasi u diagnostikua me një aritmi të zemrës.

Aguero ndjeu dhimbje gjoksi në ndeshjen e Barcelonës në La Liga Santander me Alaves, duke u larguar përfundimisht nga fusha. Testet pas lojës zbuluan një aritmi kardiake. Argjentinasi u transferua në spital për një ekzaminim kardiologjik të shtunën.

“Lojtari i Barcelonës, Kun Aguero, i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr. Josep Brugada”, tha Barcelona në një deklaratë.

“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat