Kukësi zgjedh stadiumin për supersfidën ndaj Tiranës

Futboll

Kukësi zgjedh stadiumin për supersfidën ndaj Tiranës

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 13:53
Kukësi zgjedh stadiumin për supersfidën ndaj Tiranës

Kukësit i duhet të presë ende për t’u rikthyer në shtëpinë e tij. Stadiumi “Zeqir Ymeri” ende nuk është gati për të pritur një ndeshje të Abissnet Superiore.

Pavarësisht se drejtuesit e skuadrës verilindore kishin dëshirë që sfidën e javës së 9-të ndaj kryesuesve të Tiranës ta luanin në stadiumin e ri, diçka e tillë nuk u arrit. Në të tilla rrethana, kjo përballje do të zhvillohet në kryeqytet me Kukësin që ka zgjedhur “Air Albana”-n si shtëpinë e tij për këtë ndeshje.

Trajneri Diego Longo kërkon një terren sa më të mirë në mënyrë që skuadra e tij të shprehet sa më mirë në fushën e lojës, ndaj i ka kërkuar drejtuesve që të jetë pikërisht stadiumi i kryeqytetit impianti ku të luhet kjo përballje. Pavarësisht se luhet në kryeqytet, ku me shumë gjasa Tirana do të ketë më shumë tifozë se Kukësi pritës, diçka e tillë nuk i shqetëson verilindorët, të cilët do kërkojnë që të ngushotjnë diferencën me ekipin e Orges Shehit.

“Air Albania” ka qenë fatësjellës për ekipin e Tiranës në këtë sezon, pasi dy ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në këtë impant ka marrë maskiumin e pikëve ndaj Partizanit dhe Dinamos, ndërsa Kukësi në krahun tjetër ka mundur që të barazojë me Partizanin dhe të fitojë ndaj Dinamos.

Edhe në sezonin 2019-2020 Kukësi ka pritur Tiranën po në Air Albania, me bardheblutë që asokohe fituan me përmbysje, duke arritur që të marrin dhe titullin kampion në fund të edicionit, duke fituar garën pikërisht me kuksianët.

Sfida mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet të hënën në orën 19:45 dhe do të transmetohet si gjithmonë në ekranin e Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat