Iljazi kërkon fitore ndaj Pelisterit: Jemi 100 për qind të koncentruar

Futboll

Iljazi kërkon fitore ndaj Pelisterit: Jemi 100 për qind të koncentruar

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:51
Iljazi kërkon fitore ndaj Pelisterit: Jemi 100 për qind të koncentruar

Nesër në Stadiumin e bukur të Çairit, duke filluar nga ora 13:00, skuadra Shkupit, përballë do ta ketë Pelisterin e Manastirit, në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Në xhiron e 14-të, Goce Sedloski dhe lojtarët e tij, kërkojnë fitoren e 10-të në këtë sezon dhe ata janë të përgatitur maksimalisht që ta mbajnë pozitën e parë në tabelë.

Ardit Iljazi, para ndeshjes me Pelisterin, kërkon përkrahje nga tifozët tanë për ndeshjen e së nesërmes.

“Të dielën, e kemi një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër ekipit të Pelisterit dhe kërkoj nga të gjithë simpatizuesit e klubit tonë që të na përkrahin, jo vetëm në këtë ndeshje, por gjatë gjithë sezonit.

Jemi 100% të koncentruar për fitore dhe mjaft të motivuar për tre pikët në këtë javë.

E respektojmë maksimalisht kundërshtarin tonë, por tre pikët mbeten në Çair dhe në fund festojmë me Shvercerat”, tha Arditi, para ndeshjes me Pelisterin. 

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Pelisteri ka tre humbje dhe renditet në vendin e fundit në tabelë, me gjithsej 4 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat