Sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës

Futboll

Sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:34
Sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës

Mungesa tremujore është konfirmuar, çka do të thotë se Victor Osimhen, sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës.

Pas operacionit për të rikuperuar frakturat e shumta në kockat e mollëzës së majtë, si pasojë e përplasjes me Skriniar, sulmuesi nigerian ndodhet ende i shtruar në klinikën “Reusch”, në Napoli, ku do të qëndrojë nën vëzhgim edhe për disa ditë.

Profesor Gianpaolo Tartaro, kirurg, tregon se sa delikat ishte operacioni:

“Ai kishte dëme shkatërruese, do ta vlerësojmë dita-ditës. Po punojmë duke parë duke bërë, sepse janë shkatërruar struktura të ndryshme, nga muskujt tek arteriet. Është e gjithë struktura që duhet të kthehet në mënyrën e duhur”.

Në çdo rast, prognoza mbetet 90 ditë jashtë. Prandaj është e sigurt që sulmuesi nigerian nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, duke filluar nga janari. Fakti që Osimhen është vetëm 22 vjeç sigurisht që do të ndikojë në kohën e rikuperimit të tij.

Në fakt, flitet për mundësinë që brenda një jave të mund të rifillojë punën në palestër dhe të stërvitet në Castel Volturno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat