Liverpooli pret në shtëpi Porton, formacionet zyrtare

Futboll

Liverpooli pret në shtëpi Porton, formacionet zyrtare

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:03
Ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë ndeshja në stadiumin “Anfield Road”, ku Liverpooli e pret në shtëpi skuadrën portugeze Porto.

Liverpooli, i cili ka siguruar kualifikimin tutje në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 2:0 kundër Atletico Madridit, kurse Porto rikthehet nga barazimi 1:1 me Milanin.

Momentalisht, pas katër xhirove të zhvilluara në Grupin B i cili ndryshe është i njohur si “Grupi i Vdekjes” në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Liverpooli zë vendin e parë me 12 pikë, shtatë sosh më shumë se vendi i dytë dhe kundërshtari i sotëm Porto.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave u zhvillua në “Dragao” të Portugalisë, ku gjigandi anglez në muajin shtator regjistroi fitore të thellë me rezultat 5:1 kundër Portos.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot, Firmino, Gomez dhe Jones, kurse te Porto nuk do të paraqitet Marcano.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Liverpool: Alisson, Wiliams, Matip, Konate, Tsimikas, Morton, Thiago, Chamberlain, Mane, Salah, Minamino

Porto: Costa, Mario, Mbemba, Pepe, Zaidu, Uribe, Oliveira, Otavio, Diaz, Taremi, Evanilson

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat