Latifi, Adili dhe Gurishta, Vllaznia uron me një mesazh shqiptarët për festën e Pavarësisë

Futboll

Latifi, Adili dhe Gurishta, Vllaznia uron me një mesazh shqiptarët për festën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:22
Latifi, Adili dhe Gurishta, Vllaznia uron me një mesazh shqiptarët për festën e Pavarësisë

E sotmja nuk është një ditë e zakonshme për shqiptarët duke qenë se data 28 nëntor lidhet me festën e Flamurit ndërsa janë mbushur plot 109 vite Pavarësi.

Ndërkohë, nuk mungojnë edhe urimet e klubeve të futbollit ndërsa te Vllaznia kanë menduar të prezantohen me Liridon Latifin, Mevlan Adilin dhe Erdenis Gurishtën.

Duket se nuk është një rastësi përzgjedhja e këtyre futbollistëve te klubi shkodran duke qenë se ata prezantojnë troje shqiptare edhe pse jashtë kufijve të hartës së Shqipërisë dhe fjala është për Latifin që përfaqëson Kosovën, Adili Maqedoninë.

Ndërkaq, nuk mund të mungonte edhe kapiteni i Vllaznisë, shkodrani Erdenis Gurishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat