Matthaus shfryn ndaj France Football

Futboll

Matthaus shfryn ndaj France Football

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 11:12
Matthaus shfryn ndaj France Football

Lothar Matthaus shfryn ndaj France Football për faktin se Topi i Artë për vitin 2021, iu dha Lionel Messit dhe jo Robert Lewandowskit. Ish legjenda e kombwtares gjermane, Bayern Munich dhe Interit në një intervistë është shprehur se nuk e përtyp dot faktin që këtë çmim prestigjoz nuk e fitoi Leva i cili e meritonte më shumë se kushdo tjetër.

“Të jem i sinqertë nuk e kuptoj më botën pas kësaj ceremonie. Me gjithë respektin për Lionel Mesin dhe të gjithë lojtarët që ishin nominuar me meritë për arritjet e tyre, askush nuk e meritonte më shumë Topin e Artë sesa Robert Lewandowski.

France Football nuk e zhvilloi fare në vitin e kaluar këtë ceremoni duke anashkaluar gjithçka që kishte fituar Leva me Bayernin.Ai nuk kishte asnjë lojtar që mund ta konkurronte. Por dhe nëse i referohemi 2021- shit, Leva ishte më i mirë se të gjithë. Ai theu rekordin e Gerd Mylerit dhe shkëlqeu me Bayernin, ashtu si dhe me kombëtaren polake. Është e vërtetë që Messi fitoi Kupën e Amerikës, por me Parisin është një zhgënjim i madh.

Benzema bëri gjithashtu një sezon perfekt, por me Realin nuk fitoi asgjë. Salah ishte i magjishëm si gjithmonë, Jorghinho fitoi Europianin me Italinë ashtu dhe Champions-in me Çelsin. Ronaldo nuk ishte gjithashtu konstant si Leva. Që Robert nuk fitoi, është për mua e pafalshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat